Prishtina fiton dhe del e para, Dallku dhe Curri nderojnë Josën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 16:52

Prishtina fiton dhe del e para, Dallku dhe Curri nderojnë Josën

Skuadra e Prishtinës ka fituar përsëri sot, ndeshjen ndaj Flamurtarit, dhe është ngjitur përsëri në kreun e klasifikimit të Superligës së Kosovës.

prishtina

Ishte penalltia e Armend Dallkut, që në minutën e 4-t, që kaloi në avantazh kryeqytetasit. Më pas, skuadra e Flamurtarit barazoi në minutë e 50-të, me Boshnjakun, barazim i cili nuk zgjati shumë.

Curri në të 59-tën, dhe Pefqeli vulosën fitoren e Prishtinës, e cila pas javës së 13-të, numëron 25 pikë, dhe renditet e para, 2 pikë para Llapit, e cila ka një ndeshje më pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"