Prishtina e nis mbarë Kupën e Europës në Basketboll, fiton bindshëm ndaj ekipit ukrainas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 12:09

Prishtina e nis mbarë Kupën e Europës në Basketboll, fiton bindshëm ndaj ekipit ukrainas

Prishtina po kalon një formë të mirë. Po flasim për ekipin e basketbollit të kryeqytetit të Kosovës. Në turneun “FIBA Europe Cup, Prishtina ka filluar aventurën e saj me një fitore të merituar ndaj ukrainasve te Çekaski Mavpi.

prishtina basket

Rezultati i përgjithshëm ka qenë 92-82, ku ai që spikati ishte Dardan Berisha. Ky i fundit realizoi plot 26 pikë. Kryeqytetasit bëjnë pjesë në grupin E, ku përveç ukrainasve, marrin pjesë edhe Baken Birs nga Danimarka dhe Steaua e Bukureshtit nga Rumania.

prisht

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"