Prishtina e Josës vazhdon të mos shënojë asnjë gol, ndalen kampionët e Trepçës ’89

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 22:27

Prishtina e Josës vazhdon të mos shënojë asnjë gol, ndalen kampionët e Trepçës ’89

Mirel Josa jo vetëm që nuk e ka provuar ende fitoren e parë në drejtimin e Prishtinës, por në tre ndeshje nuk ka parë ende asnjë gol të shënuar nga skuadra e tij. Kryeqytetasit u mposhtën sot në Podujevë përballë Llapit me rezultatin 3-0.

????????????????????????????????????

Trepça ’89 u ndal pas dy fitoreve radhazi teksa nuk shkoi më tej se një barazim 0-0 përballë Vëllaznimit të Gjakovës në transfertë.

Liria e drejtuar nga Bledi Shkëmbi gjithashtu mori një barazim 0-0 në transfertë përballë Vllaznisë së Pozheranit. Ndërkohë Drenica fitoi në transfertë ndaj Besës së Pejës me rezultatin 0-2.

renditje kosove

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"