Prishtina e Josës vazhdon fitoret, bashkë me Gjilanin mbeten pranë kreut të renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 16:43

Prishtina e Josës vazhdon fitoret, bashkë me Gjilanin mbeten pranë kreut të renditjes

Prishtina e Mirel Josës ka arritur një fitore të vështirë në transfertë, përballë Trepçës 89. Dy golat e Januzit në pjesën e parë i dhanë tri pikë të tjera kryeqytetasve, që qëndrojnë në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Gjilani.

josa

Këta të fundit arritën një fitore me shifrat 2-1, përballë Drenicës. Golat për gjilanasit u shënuan nga Thagi dhe Geci, të dy në pjesën e dytë.

Në sfidat e tjera, Vëllaznimi barazoi 1-1 me Dritën, ndërsa Besa Pejë fitoi 3-1 ndaj Vllaznisë Pozheran. Pas 10 javësh, në vendin e parë mbetet Llapi me 20 pikë.

Renditja

kosove

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"