Prishtina e Josës nuk di të fitojë, sulmuesi i Skënderbeut ndalon kryesuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 18:57

Prishtina e Josës nuk di të fitojë, sulmuesi i Skënderbeut ndalon kryesuesit

Janë zhvilluar ditën e sotme 5 takimet e vlefshme për javën e 7-t të Superligës së Kosovës. Prishtina e Mirel Josës ka regjistruar një tjetër barazim 0-0 në sfidën e sotme ndaj Feronikelit pas atij ndaj Gjilanit javës që shkoi. Tekniku kryeqytetas nuk e ka provuar ende shijen e fitores në aventurën e tij të re.

Josa

Rezultat pozitiv për Lirinë e Bledi Shkëmbit, e cila ka arritur të fitojë në shtëpi përballë Drenicës falë golit të 17 vjeçarit, Zenel Gavazajt në minutën e 41-t.

Liria

Një fitore me mjaftë vlera edhe për kampionët në fuqi të Trepça 89’ të cilët triumfon me rezultatin 3-1 ndaj kryesuesve të Llapit. Ka qënë pikërisht sulmuesi në pronësi të Skënderbeut, Oto Xhon ai që ka zgjidhur gjithçka falë dopietës së shënuar në minutën e 24 dhe 58-t.

Oto Xhon Trepçe

Rrugën e rrjetës ditën e sotme e gjeti edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Ardit Jaupaj, i cili shënoi goli e dytë në fitoren që skuadra e tij Flamurtari i Prishtinë arriti ndaj Vllaznisë së Pozheranit me rezultatin 2-1.

Flamurtari i Prishtines

Ndërkohë sfida  mes Vllaznimit dhe Besës së Pejës u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve. Takimi tjetër Drita – Gjilani do të zhvillohet ditën e nesërme.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme:

Liria-Drenica 1-0

Flamurtari-Vllaznia Pozheran 2-1

Prishtina-Feronikeli 0-0

Trepça 89′-Llapi Podujevë 3-0

Vllaznimi-Besa Pejë 1-0

Nesër

Drita-Gjilani

Klasifikimi

Klasifikimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"