Prishtina e Josës fiton lehtësisht në derbi, kryeqytetasit në ndjekje të Dritës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 16:29

Prishtina e Josës fiton lehtësisht në derbi, kryeqytetasit në ndjekje të Dritës

Prishtina e trajnerit Mirel Josa ka arritur të fitojë derbin lokal përball Flamurtarit në një ndeshje që e kontrolloi pothuajse totalisht. Pas vetëm 13 minutash lojë do të ishte mbrojtësi ganez Jamal ai që do të shënonte për Prishtinën. Flamurtari në pjesën e parë pati vetëm një rast me Shillovën që nuk arriti të godiste saktë.

prishtina
Pjesa e dytë nisi më mirë përsëri për Prishtinën që pati raste të mira por nuk konkretizoj. Duhej të vinte minuta e 87-të që Basit Khalid të dyfishonte me një goditje të fuqishme dhe të hipotekonte fitoren. Prishta pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e dytë me minus 3 pikë nga Drita kryesuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"