Prishtina dhe Bodo Glimt, në “luftë” për përkrahje tifozësh/ Norvegjezët heqin barrierat e COVID-it për të mbushur stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2021 | 14:52

Prishtina dhe Bodo Glimt, në “luftë” për përkrahje tifozësh/ Norvegjezët heqin barrierat e COVID-it për të mbushur stadiumin

Prishtina fitoi ndeshjen e parë kualifikuese kundër Bodo Glimt me rezultat 2-1. Të enjten, në orën 18:00 zhvillohet ndeshja e kthimit në Norvegji. Betja mes dy kampeve ka nisur më herë, pasi është përqendruar në mënyrën për të afruar sa më shumë përkrahës respektiv në stadium.

Plisat e Prishtinës

Klubi Bodo Glimt ka bërë thirrje në faqen zyrtare që tifozët të ndihmojnë me përkrahje për të mposhtur Prishtinën. Madje, për të lehtësuar prezencën e tifozëve klubi ka njoftuar se nuk do të kërkojë testin negativ për COVID-19 as pasaportën e gjelbër. Ndërsa betejën për afrim tifozësh për Prishtinën në Norvegji po e kryen ambasada e Kosovës në Oslo.

Ambasada e Kosovës në Norvegji i fton bashkatdhetarët ta mbështesin Prishtinën kundër Bodo Glimtit. Ka qenë vetë ambasadori Uliks Emra që përmes një postimi në faqen e ambasadës në “Facebook” ka bërë thirrje për mbështetje. Ja postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Norvegji në “Facebook”:

“Pas fitores historike të FC Prishtina kundër Bodo/ Glimt, tani radha është për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Bodo, ditën e enjte datë 12.08.21 duke filluar nga ora 18:00. Le të jetë kjo ditë feste dhe le të na shërbejë për thellimin e raporteve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe popujve. Ftojmë bashkatdhetarët tanë që të jenë prezent në stadium dhe bashkërisht në mënyrë dinjitoze dhe sportive të përkrahim FC Prishtina dhe në fund të zgjasim dorën më të mirit. Me respekt, Uliks Emra. Ambasador”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"