Prishi kontratën me skuadrën e tij, Igli Tare shënjestron ish-lojtarin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:41

Prishi kontratën me skuadrën e tij, Igli Tare shënjestron ish-lojtarin e Milanit

Pas prishjes konsensuale të kontratës së tij me Arsenalin, Sokratis Papastathopulos është vendosur në shënjestrën e shumë klubeve që do t’a përfitonin grekun me kosto zero.

SOKRATIS

Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, përveç Xhenoas që do të dëshironte rikthimin e tij, për ish-mbrojtësin e Milanit është dhe Lacio, ku drejtori sportiv i Lacios e ka shënjestruar.

Bardhekaltërit po mendojnë për të afruar grekun 32-vjeçar, pas dëmtimit të mbrojtësit brazilian Luiz Felipe, i cili parashikohet të mungojë për një kohë më të gjatë sa parashikohej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"