Prishi kontratën me Luftëtarin, futbollisti në negociata me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 9:28

Prishi kontratën me Luftëtarin, futbollisti në negociata me Bylisin

Bylisi është vënë në kërkim të elementëve cilësorë për të kompletuar skuadrën në prag të fillimit të kampionatit. Klubi është fokusuar te lojtarët me moshë të re. Së fundmi, po qarkullon emri i sulmuesit të krahut, Gresild Lika, i cili vetëm pak ditë më parë prishi kontratën me Luftëtarin.
Griseld-Lika-400x220

Në Ballsh nuk konfirmojnë asgjë, por burime të “Panorama Sport” pranë lojtarit, tregojnë se palët janë në bisedime dhe shumë shpejt mund të konkretizohet. Bylisi ka marrë nga Luftëtari këta lojtarë: Armenis Kukajn, Arbër Mehmetllarin dhe Jurgen Dushkajn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"