Prishet tradita familjare, djali i legjendës Shumaker ndërpret bashkëpunimin me Ferrarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 15:16

Prishet tradita familjare, djali i legjendës Shumaker ndërpret bashkëpunimin me Ferrarin

Djali i legjendës Mikael Shumaker, Mik, duket se ka prishur një traditë familjare, duke zgjedhur të ndërpresë bashkëpunimin me Ferrarin, pa e bërë ende debutimin e parë me skuadrën italiane në Formula 1.

mikael mik shumaker

Piloti i talentuar gjerman, i cili garon për Haas, është në kontratë me Ferrarin, por siç raportojnë mediat, ai do të ndërpresë këtë bashkëpunim dhe në vitin 2023 do të jetë një pilot i lirë.

Gjithsesi e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje, me opsionet që nuk mungojnë për të. Skuderitë që janë në kërkim të një piloti për sezonin e ardhshëm janë Williams dhe Alpinë, por një opsion tjetër mund të jetë dhe AlphaTauri.

Mik Shumaker është shok i ngushtë me Esteban Okon dhe kjo gjë mund ta sjellë atë te Alpine, por skuderia franceze ka nisur negociatat për të rikthyer Niko Hulkenberg.

Nga ana tjetër, vendin e tij te Haas pritet ta zërë Antonio Xhiovinaci, i cili nuk ishte pjesë e Formula 1 këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"