Prishet “tersi”, Starova merr fitoren e parë në Kosovë pas 8 javësh. Trepça e Maganit fiton me goleadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 17:53

Prishet “tersi”, Starova merr fitoren e parë në Kosovë pas 8 javësh. Trepça e Maganit fiton me goleadë

Pas 6 barazimesh dhe 1 humbje më në fund ka ardhur fitorja e parë e trajnerit Sulejman Starova në Superligën kosovare.

feronikeli

Skuadra e tij Feronikeli ka arritur të sigurojë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit nga Shqipëria, duke mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin 0-3, në takimin e fundit të kampionatit. Me fitoren e sotme, Feronikeli ndodhet momentalisht në vendin e 5-të, ndërsa janë për tu luajtur edhe ndeshje e tjera.

Trepca

Sfida tjetër e zhvilluar ditën e sotme, ajo mes Trepça 89’ dhe Vllaznisë Pozheran përfundoi me rezultatin tenistik 6-1. Skuadra e Gugash Maganit, u tregua e pamëshirshme ndaj vendit të fundit të renditjes, duke u ngjitur në vendin e tretë.

Flamurtari-Feronikeli 0-3

Trepça 89′-Vllaznia Pozheran 6-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"