“Prioritet është mbyllja e kampionateve”, presidenti i Federatës Italiane artikulon datën e rifillimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 17:56

“Prioritet është mbyllja e kampionateve”, presidenti i Federatës Italiane artikulon datën e rifillimit

Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina ka deklaruar këtë të merkurë se data 20 maj është hipoteza e rifillimit të kampionateve në Itali.

gravina-1536x1166

Edhe pse ai vetë e pranon se sot për sot nuk bëhen dot parashikime, duke qenë se emergjenca shëndetësore vazhdon të jetë prezente, Gravina shprehet se prioritet është të mbyllen të gjitha kampionatet.

Gabriele-Gravina

“Rifillimi? Hipoteza është të fillojmë me 20 maj. Askush nuk mund të bëjë parashikime sot, sepse emergjenca civile është akoma prezente. Gjithsesi, sapo e gjitha kjo të përfundojë, ne duhet të rifillojmë.

Futbolli po shqyrton të gjitha mundësitë e rifillimit dhe prioritet është mbyllja e të gjitha kampionateve. Skudetoja? Në rast se nuk mbyllet kampionati duhet të vendosim do e japim apo jo, por Juventusi ka shprehur mospëlqim për dhënie në tavolinë,” deklaroi Gravina për mikrofonët e “Tuttomercato”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"