Prindërit tifo për klubin gjerman, talenti Haland pranë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 10:57

Prindërit tifo për klubin gjerman, talenti Haland pranë…

Erling Haland është lojtari më i kërkuar për momentin nga disa prej skuadrave më të mëdha në Europë. Klube angleze, spanjolle dhe gjermane kanë shfaqur interes për 19-vjeçarin e Salcburgut. Por “Bild” zbulon se familjarët e norvegjezit bëjnë tifo për verdhezinjtë e Borusias së Dortmundit dhe dëshirojnë që djali i tyre të luajë në Bundesligë për ta.

erling haland

Ndërkohë, të interesuar për sulmuesin ishin edhe kampionët në fuqi të Bajernit që, sipas mediave gjermane, kanë hequr dorë përfundimisht nga lojtari. Arsyeja? Në Mynih janë të lumtur me Robert Levandovskin, i cili është lojtari më i mirë për bavarezët me 16 gola të shënuar në kampionat. Kjo bën që ata të mos kenë nevojë për Haland që do t’i duhej të ulej në stol, një vendim i vështirë për t’u pranuar nga lojtari 19-vjeçar që tani më shumë se kurrë ka nevojë për të treguar vlerat e tij në nivele të larta.

Në Dortmund janë gati të paguajnë 30 milion euro për sulmuesin, i cili ka edhe një klauzolë (jo e bërë publike) për t’u larguar nga Austria. Trajneri i klubit verdhezi, Lysien Favre, u shpreh pak ditë më parë se do ta priste me krahë hapur një lëvizje të tillë, duke parë që forma e Pako Alkaserit nuk ka qenë shumë e mirë, krahasuar me atë të një sezoni më parë, kur spanjolli ishte pa dyshim një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Borusias, e cila në fund të sezonit u rendit vetëm në vendin e dytë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"