Prindër për herë të dytë, Lorik Cana dhe bashkëshortja e kanë menduar emrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2019 | 10:44

Prindër për herë të dytë, Lorik Cana dhe bashkëshortja e kanë menduar emrin

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, do të bëhet baba për herë të dytë. Ka qenë bashkëshortja e tij, Monica, ajo që ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, duke postuar një foto ku tregon edhe barkun e rrumbullakosur.

Lorik dhe Monica shfaqen duke pozuar para pasqyrës, teksa futbollisti i kishte rrethuar partneres barkun me të dyja duart.

Çifti i njohur kanë një djalë të quajtur, Bojken, e tashmë familja do të zgjerohet, por ende nuk dihet gjinia e bebit.

Por duke iu rikthyer intervistave të Lorikut pak muaj më parë, ai është shprehur se së bashku me bashkëshorten e kishin menduar emrin e fëmijës së dytë, para se Monica të ishte shtatzënë.

Në një intervistë për “Wake Up”, ish-kapiteni është shprehur se po të ishte vajzë, dëshironin që ta quanin Enkelejda.

E nëse Monica është në pritje të ëmbël të një vajze, atëherë atë do ta quanin Enkelejda.

lorikulorik

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"