Prezencat në Champions, Kristiano Ronaldo kalon edhe legjendën e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 23:33

Prezencat në Champions, Kristiano Ronaldo kalon edhe legjendën e Milanit

Kristiano Ronaldo vazhdon të mos jetë në gjendjen e tij më të mirë, por pavarësisht kësaj, vazhdon që të akumulojë shifra të rëndësishme. Me rastin e ndeshjes kundër Atletikos së Madridit, fenomeni portugez i Juventusit është ngjitur në kuotën 175 prezenca në Champions, duke parakaluar në këtë renditje një legjendë si Paolo Maldini. 

ronaldo

Nëse ish-kapiteni i Milanit e kishte ndalur “kronometrin” e tij në 174 prezenca, ndërsa 34- vjeçari të martën u ngjit një shkallë më lart.

Ndërkohë, për CR7-ën, e vetmja pengesë drejt fronit historik është ishshoku i tij te Reali i Madridit, Iker Kasijas, i cili numëron 188 ndeshje në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë. Shkurt, Ronaldon e ndajnë vetëm 13 prezenca të tjera nga ish-portieri i Realit dhe Portos.

Renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"