Prezantohet trajneri Prenga: Nuk ka më mirë se Laçi, me futbollistët shqiptarë do merret presidenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 22:59

Prezantohet trajneri Prenga: Nuk ka më mirë se Laçi, me futbollistët shqiptarë do merret presidenti

Trajneri i ri i Laçit, Besnik Prenga, u prezantua sot me skuadrën, teksa staroi punën pas emërimit pak ditë më parë. 49-vjecari pasi u prezantua me radhë me të gjithë lojtarët e tij mbajti dhe një fjalim të gjatë përpara skuadrës ku shpalosi rregullat e tij dhe kërkoi seriozitet maksimal për të mbajtur Laçin në nivelet ku gjendet prej disa vitesh, raporton “Supersport”.

Në prononcimin e tij, Prenga tregon se është në bisedime me disa lojtarë që do të afrohen në ditët e ardhshme. Ai nuk ka preferenca për shortin po dëshiron që skuadra e tij të përgatitet fortë.

PRENGA

“Desha të falenderoj presidentin Laska për ofertë. Jam i kënaqur që kam pranuar ofertën. Nuk ka më mirë se Laçi, për një trajner që ka punuar jashtë që do qetësi dhe do ti ketë gjërat nën kontroll nuk besoj se ndonjë klub tjetër i ka këto gjera, sic i ka Laçi. Skuadra duhet të ketë cilësi, mentalitet fituesi dhe karakter të fortë. Lojtarët që nuk do të kenë karakter do ta kenë të vështirë të luajnë. Ka kohë për merkaton. Jam në kontakt me presidentin.

Ai i njeh shumë mirë lojtarët dhe kampionatin. Unë njoh kampionatin, kraoat, boshnjak dhe serb. Në ditë e ardhshme do zgjedhim disa lojtarë cilësor. Nuk kam dëshira për shortin e Ligës së Europës. Dëshira e vetme e ime është që djemtë të punojnë mirë të stërviten”, u shpreh trajneri i Laçit, Prenga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"