Prezantohet trajneri i ri i Kosovës: Ky ekip mund të arrijë shumë, kosovarët e dëshirojnë me doemos fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2018 | 17:33

Prezantohet trajneri i ri i Kosovës: Ky ekip mund të arrijë shumë, kosovarët e dëshirojnë me doemos fitoren

Kosova prezantoi sot trajnerin e ri që do të drejtoj përfaqësuesen në aventurën e Ligës së Kombeve dhe kualifikueset e Europianit. Tekniku zviceran, në karrierën e tij, ka drejtuar kombëtaren e Armenisë, disa ekipi zvicerane, por edhe ekipe inferiore. Aktualisht Bernard Challandes, ishte zbulues talentesh te klubi i Bazelin ndërsa në prenzantimin e sotëm në krah të presidentit Fadil Vokri, Challandes u shpreh:

13909638w

“Së pari faleminderi presidentit që më ka besuar punën për ta udhëhequr kombëtaren e shtetit të Kosovës. Për mua është një kënaqësi shumë e madhe për të punuar si trajner i përfaqësueses por edhe përgjegjësi karshi Federatës së Futbollit të Kosovës. I kam parë të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe duhet të themi që kemi shumë punë përpara, pasi bëhet fjalë për një shtet që ka marrë pavarësinë para 10 viteve, ndërsa futbolli edhe më pak, kësisoj duhet të punojmë shumë që të kemi rritje.

Ky ekip mund të arrij shumë, nuk jam duke folur menjëherë për kualifikim, por dua  që të rritemi në lojën tonë, të luajmë sa më mirë dhe nëse vjen mundësia, kualifikimi do të ishte arritje shumë e madhe.

Ne kemi shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit, duhet t’i mbledhim të gjitha forcat dhe të krijojmë një ekip të funksionojë si një familje, pasi duhet të punojmë si grup, nëse dëshirojmë të kemi sukses.

Do të punoj shumë që ta ris ekipin e Kosovës, pasi kam besimin që mund t’i arrijmë. Shpresa ime për një sukses me këtë përfaqësuese është te mentaliteti i kosovarëve. Nga përvoja ime në të kaluarën me Valon Behramin, kam parë që kosovarët e dëshirojnë me doemos fitoren dhe kjo më jep dëshirë të madhe që të punoj në këtë ven”, u shpreh trajneri i ri i Kosovës. .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"