Prezantohet sulmuesi i kthyer pas 2 vitesh, Ken: Nuk më shton presionin Ronaldo, por bluza e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 12:52


Prezantohet sulmuesi i kthyer pas 2 vitesh, Ken: Nuk më shton presionin Ronaldo, por bluza e Juves

Tetë gola në 21 prezenca në përvojën e parë te Juventusi duket se i mundësuan rikthimin. Mois Ken ka veshur përsëri fanellën bardhezi e pavarësisht se ka luajtur disa ndeshje, prezantimi i tij është bërë vetëm dje në një konferencë për shtyp.

Kean_gol_Juventus-Milan_IMAGE

Cilat janë ndjesitë e këtij rikthimi?

Fanella e Juves më ka dhuruar gjithmonë emocione e më duket se kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam rritur në këtë klub dhe këshillat nuk më kanë munguar, që nga trajneri im i parë. Ai ishte si baba për mua dhe do t’i jep mirënjohës.

Sa keni ndryshuar në këtë dy sezone distancë?

Ndihem me fat sepse kam pasur shansin të punoj me shumë kampionë për moshën që kam. Tashmë jam kthyer me më tepër përvojë dhe kjo më ka ndihmuar sepse do të jem gati të jap më shumë se 100 % për Juven.

Çfarë keni mësuar nga përvojat tuaja jashtë Italisë?

Kam qenë më fat dhe ka qenë privilegj të luaj në Angli dhe Francës. Kam mësuar gjëra që nuk i dija, por rëndësi ka që jam kthyer në një klub me peshë si Juventusi.

Ndieni presion për faktin se zbarkuat pasi u largua Ronaldo?

Aspak. U ktheva për të ndihmuar ekipin ku i rrita. Ndiej përgjegjësi të madhe për fanellën që mbaj veshur.

Si ju duket skuadra aktuale?

Kam gjetur një grup të rinuar në disa elementë, por siç ka djem me përvojë, ka edhe lojtarë me shumë talent. Nuk e kemi nisur mirë sezonin, por ky klub ka synime të mëdha e jam i bindur se do të rikthehemi shpejt në majë.

Sa gola premtoni atëherë?

Nuk kam planifikuar ndonjë numër të caktuar, por sa më shumë, aq më mirë do të jetë sepse do të thotë se kam ndihmuar skuadrën.

Po Alegri si ju duket?

Është një trajner i madh që synon gjithmonë maksimumin. Më ka mësuar shumë dhe jam i bindur se përvoja e tij do të jetë vlera e shtuar e këtij grupi.

Është e vërtetë se edhe vjet ishit pranë rikthimit te Juvja?

Kjo skuadër është gjithmonë në zemrën time dhe sapo m’u dha mundësia për t’u rikthyer, nuk hezitova.

Çfarë mendoni se mund t’i jepni kësaj skuadrës?

Kur vesh fanellën e Juves, duhet të dalësh nga fusha pasi ta kesh djersitur. Secili do të japë maksimumin për rezultatin, për grupin e për tifozët. Jemi një organikë cilësore e cila e ka për detyrë të synojë gjithmonë majat.

Çfarë ju ndodhi në golin e dytë të Napolit?

Isha thjesht i pafat kur u mundova të spastroja zonën nga ai top. Arbitri sinjalizoi përfundimin e takimit, ndaj nuk duhet të mendojmë më për atë që ndodhi kundër Napolit. Tani mendojmë për Milanin pasi edhe sfida në Champions kundër Malmoes na dha besim për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/