Prezantohet Skënder Gega: Dua të jem pjesë e historisë si trajner, ja plani për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 13:23

Prezantohet Skënder Gega: Dua të jem pjesë e historisë si trajner, ja plani për të ardhmen

Partizani prezantoi par pak minutash trajnerin e ri, Skënder Gega, i cili zëvendësoi Klevis Dalipin. Ish-trajneri i ekipit Shpresa u prezantua në ambientet e klubit të kuq, nën praninë e drejtorit sportiv Olsi Rama. Ja deklarata e trajnerit të ri të Partizanit gjatë prezantimit:

Gega

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që do të jem pjesë e Partizani, me një mentalitet dhe projekt i ri. E kam pasur këtë fat dhe privilegj kur kam qenë sportist dhe ndihem krenar, që do të jem pjesë e tij. Kemi bërnjë një marrëveshje dhe kemi synime të qarta. Janë shumë gjëra që do t’i kapim në detaje, duke punuar.

Klubi ka disa probleme, pasi ka lojtarë që janë larguar. Jemi në bisedime për të afruar lojtar të rinj. Në vazhdim gjërat do merren vesh. Personalish ndihem shkëlqyeshëm sepse e njoh kampionatin shqiptar dhe lojtarët. Nuk dua t’i bëj analizën të kaluarës as të miqve të mi, por dua të rri sa më gjatë, sepse kam lidhje me këtë fanellë dua të bëhem pjesë e historisë si trajner.

Sa ju tremb fakti që Partizani ka vite që nuk fiton titullin?

Klubi ka histori të madhe dhe përgjegjësia është e madhe. Dëshira ime është që në këto 25 vite të kishte 25 kupa. Çfarë ka ikur ka ikur. Tashmë duhet të shohim përpara dhe i kemi të gjitha mundësitë për të qenë një model në Shqipëri. Të punojmë si profesionista më pas të përdorim dëshirat. Koha është e shkurtër dhe duhet të vrapojmë.

Për fat të mirë klubi i Partizanit në marrëveshjen që kemi bërë nuk është Liga e Europës objektivi por shumë më gjatë. Do mundohemi të afrojmë shumë lojtarë të rinj në skuadër dhe të hedhim themelet e ekipit të ri.

Gega2

Ku do të synoni të përforcoheni?

E kam ndjekur Partizanin edhe pa qenë trajner. Jam i lidhur me këtë skuadër. Çdo ekip ka nevojë për riparime edhe ai që ka dalë kampion. Partizani ka nevojë për ndërhyje për të gjitha repart. Çdo gjë do varet nga buxheti i klubit. Lojtari i  ri bëhet i madh nëpërmjet punës. Preferoj një lojtar me të ardhme dhe nuk ka luajtur me ekipe të mëdha. Duhet të dinë kërkesat e skuadrës.

Çdo njeri në jetë ka një shans. Varet si e përdor, i dyti mbase nuk vjen. Ky është shansi im i parë. Si sportist e kam pasur edhe shansin edhe nderin të jem pjesë e Partizanit. Si trajner do bëj të pamundurën që të justifikoj shansin dhe të rri gjatë.

A e ka Partizani një bosht lojtarësh? A mos ndoshta ndryshimet e shumta janë një rrezik?

Klubi do të kërkojë përsosmërinë. Nuk është në dorën time. Unë do të dëshirojë lojtarin më të mirë të Superligës, lojtarin më të mirë në vendet fqinjë, por varet nga kërkesa e lojtarëve. Partizani e ka boshtin. Ka lojtarë që mund të rriten. Ka mënyra të ndryshme për të menaxhuar një ekip. Uroj që gjerat të shkojnë mirë.

Me Skënderbeun e dënuar dhe Tiranën e rikthyer, kampionati është më i lehtë apo më i fortë?

Mendoj që është e njëjta gjë. Duhen vlerësuar dhe respektuar të gjithë kundërshtarët. Më e rëndësishmja është të respektojmë veten tonë.

Rama

Kë shikoni rivalin më të fortë?

Rivalët shikohen çdo ditë. Tirana, Skënderbeu, Kukësi, Luftëtari, pa injoruar edhe Durrësin, ka shumë skuadra të forta.

Klubi i Partizanit do lojë sulmues, cila është filozofia juaj?

Trajneri ka hapësira pa fund, varet nga grupi. Nëse kemi grup lojtarësh me shumë sulmues që i plotësojnë kërkesat do luajmë në sulm. Në varësi të kualiteteve. Nuk mund ta përcaktojmë sot. Çdo ditë do krijoj ide më të qarta. Partizani ka qenë nga klubet elitë ku disiplina ka qenë kryesore. Në çdo profesion duhet disiplinë. Jam natyrë kërkues dhe nuk komprometohem, pa paragjykuar asnjë tjetër. Do mundohem t’i trajtoj të gjithë njësoj dhe t’i jap secilit hakun. Do mundohem të mos toleroj. Unë mësoj edhe nga gabimet dhe nga problemet. Bathën dhe Fejzullahun i kam afruar me meritë në Kombëtare. Kjo është e kaluara.

Nëse do të vinin këtu, atëherë do të ishin sërish në provë. Unë e di sesa i vuajnë këto rezultate tifozët. Besoj se do t’u rikthejmë shpresat për të kaluar aty ku e meritojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"