Prezantohet Gjoka: E njoh mirë Vllazninë, ndaj Partizanit vetëm për tri pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2017 | 16:14

Prezantohet Gjoka: E njoh mirë Vllazninë, ndaj Partizanit vetëm për tri pikë

Ernest Gjoka tashmë ka marrë zyrtarisht detyrën si trajneri i ri i Vllaznisë, pas dorëheqjes së Armando Cungut. Gjoka do të marrë edhe stafin e tij, në pankinën e shkodranëve. Ja dhe fjalët e tij të para në krye të Vllaznisë.

gjoka

“Jam tashmë trajneri i Vllaznisë, një skuadër elitare në futbollin shqiptar, pavarësisht problemeve.”

Problemet e skuadrës – E njoh skuadrën, i njoh lojtarët. Madje me disa prej tyre kam bashkëpunuar edhe më parë, duhet të sistemojmë disa gjëra dhe kam besim tek ky grup.

Për Cungun – Kam respekt për Cungun. Armandon e kam mik, por kjo është puna e trajnerit. Varemi nga rezultatet. Nëse kemi rezultate të mira, do vazhdojmë, nëse jo, largohemi. Kështu do jetë gjithmonë.”

Objektivat – “Objektivi i parë është të dalim nga ky moment ngërçi ku është futur skuadra.”

Mbijetesa – “Sot është dita e parë. Të ecim pak përpara. Gradualisht do i flasim të gjitha.”

gjoka vllaznia.

Sfida me Partizanin – “Çdo skuadër kur luan, futet në fushë për 3 pikët, sidomos kur luan në shtëpinë e vet. Edhe ne do shkojmë për 3 pikët.”

Marrëdhënia e ftohtë me Hasanin – “Këtë e thoni ju. Nuk e keni idenë e duhur. Interesohuni më thellë dhe pastaj bëni këto pyetje.”

Ana financiare e kontratës – “Po ju sa e keni rrogën?”

Afati i kontratës – “Unë kam ardhur të bëj punën time sa më mirë. Vitet e punës ne trajnerëve na i shtojnë rezultatet.”

Stafi – “Unë funksionoj me stafin tim. Kam ardhur me bashkëpunëtorët e mi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"