Prezantohet 22-vjeçari nga Gambia: Luaj ku të dojë trajneri Daja, ja raporti me Ali Soue

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 16:51

Prezantohet 22-vjeçari nga Gambia: Luaj ku të dojë trajneri Daja, ja raporti me Ali Soue

Skënderbeu arriti të siguronte ditën e fundit të merkatos, 22-vjeçarin nga Gambia, Kaba Sambou, i cili është pjesë e kombëtares së vendit të tij dhe cilësohet si një lojtar me mjaft perspektivë. Sambou mund t’i bëjë mirë 2 role, atë të mbrojtësit dhe të mesfushorit difensiv. Në një intervistë për “Supersport” futbollisti i Skënderbeut tregon për përshtypjet e para që i la skuadra korçare si dhe për raportet me bashkatdhetarin e tij, Ali Soue.

kaba sambou

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi sepse Skënderbeu është një skuadër shumë e mirë. Drejtuesit kanë besim tek unë prandaj më morën. Tani do më duhet të punoj fortë. Për mua nuk është problem se në cilin repart do të luaj për këtë pjesë do të jetë trajneri ai që do të vendosë. Nëse trajneri do të më thotë që do luash në mbrojtje do të luaj nëse do të më caktojë në pozicion tjetër sërish të njëjtën gjë do të bëj. Personalisht e ndjej veten gati. Ndihem i motivuar dhe jam gati për të luajtur dhe për të ndihmuar skuadrën.”

Për raportet me sulmuesin Ali Soue

“Si çdo lojtar i ri që ka dëshirë të fitojë trofe e njëjta gjë vlen dhe për mua. Dua të fitoj sa shumë tituj me Skënderbeun. Ali Soue e njoh vetëm si futbollist të Gambias sepse me të nuk kam folur kurrë.  Vetëm kur erdha këtu pata mundësi të flisja me të për herë të parë. Gjithsesi ai është një lojtar i mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"