Prezantohen Ngoo e Kalu, premtojnë gola dhe… trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2017 | 17:31

Prezantohen Ngoo e Kalu, premtojnë gola dhe… trofe

Majkëll Ngoo dhe Orji Kalu nisin zyrtarisht aventurën e tyre si bardheblu. Sulmuesi dhe mbrojtësi janë prezantuar dje në ambientet e klubit, ndërsa nuk kanë hezituar që të bëjnë edhe premtime. Objektivat e Tiranës tashmë dihen: ngjitja në elitë dhe trofeu i Kupës së Shqipërisë dhe një gjë të tillë e kanë të qartë që të dy. Lojtari i dalë nga Liverpuli premton golat, ndërsa qendërmbrojtësi i përfaqësues së Nigerisë realizimin e objektivave.

ngoo

“Për mua, është një mundësi mjaft e mirë për të vijuar karrierën. Kam ardhur në një klub të madh, me shumë histori dhe, pavarësisht se nuk do të luajmë në Superiore, klubi ka objektiva dhe një projekt serioz. Më ka pëlqyer qyteti dhe ndihem mjaft mirë. Premtoj që do të jap më të mirën time dhe të shënoj sa më shumë për ta ndihmuar skuadrën”, u shpreh për faqen zyrtare të klubit 24- vjeçari Ngoo, i cili ka firmosur për 1 vit.

kalu

Bashkë me anglezin u prezantua edhe Orji Okabue Kalu, i cili gjithashtu ka dhënë përshtypjet e tij të para për këtë aventurë. “Jam i lumtur për këtë mundësi. Kam parë në këto dy ditë që skuadra ka shumë cilë- si dhe kam besim që do të jetë një vit i mirë për ne. Qyteti më pëlqen dhe kushtet që kam gjetur këtu janë shumë të mira. Do të jap maksimumin tim për ta ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat”, ka thënë 25- vjeçari nga Nigeria, i cili për dy vite do të jetë i Tiranës.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"