Prezantimi te Barcelona, Bare ngacmon Manajn: 5 universitete ke, sa shpejt e …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 0:12

Prezantimi te Barcelona, Bare ngacmon Manajn: 5 universitete ke, sa shpejt e …

Rei Manaj ka kaluar te Barcelona B, teksa ditën e djeshme sulmuesi ka bërë edhe prezantimin tek ekipi i tij i ri.manaj

Shqiptari i kushtoi arkave të klubit katalanas 700 mijë euro, me të cilët ka firmosur deri në vitin 2023. Gjithashtu klubi i ri i ka vënë edhe një klauzolë të frikshme largimi Manajt, teksa klubet që duan ta marrin atë duhet të paguajnë të paktën 50 milionë euro.

Momentin e veçantë në jetën e tij, Manaj e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar as shakatë.
manaj

Në foton e prezantimit te Barça, ajo që bie në sy është një koment ekip i mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare. Ky i fundit në formë e një shakaje i ka komentuar Manajt: “5 universitete ke, sa shpejt e mësove gjuhën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"