Prezantimi i trofeut të Ligës së Konferencës, Lorik Cana: Të fitojë më i miri! Uroj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 11:20

Prezantimi i trofeut të Ligës së Konferencës, Lorik Cana: Të fitojë më i miri! Uroj që…

Tirana do të presë nesër në orën 21:00 finalen e madhe të Ligës së Konferencës në stadiumin “AIR Albania”, ku do të sfidohen Roma dhe Fejnordi. Në ceremoninë e prezantimit të trofeut të parë të këtij kompeticioni europian ishte ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili ka treguar emocionet e këtij eventi:

cana

“Mirë se keni ardhur në Tiranë. Për herë të parë në edicionin e parë kemi kënaqësinë për t’iu prezantuar trofeun e Ligës së Konferencës, me këmbë të mbarë në Shqipëri dhe në Tiranë.

Uroj që të kënaqeni këto dy ditë, të festojmë dhe t’i mirëpresim të huajit dhe të fitojë më i miri.”, përfundoi Cana.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"