Prezantimi i Gvozdenoviç te Skënderbeu, Takaj: Në stol ju sjell një kampion, Memellin e hoqa prej…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 14:32

Prezantimi i Gvozdenoviç te Skënderbeu, Takaj: Në stol ju sjell një kampion, Memellin e hoqa prej…

Vetëm një javë qëndroi bosh pankina e Skënderbeut. Më 16 nëntor Arjdan Takaj shkarkonte Migen Memellin për mungesë rezultatesh, ndërsa dje ka prezantuar pasardhësin. Zgjedhja e tij është Ivan Gvozdenoviç. Mjaftuan dy takime me serbin dhe akordi ka ardhur, ndonëse në “garë” për të u fut edhe Apolonia. E megjithatë, “lojën” në fund e fitoi presidenti i korçarëve. Gjatë konferencës për shtyp që u zhvillua dje paradite, numri një i klubit, ish-trajneri, foli për punën e bërë e bërë dhe më pas tregoi arsyet që çuan tek ish-mbrojtësi i viteve të arta të bardhekuqve.

Takaj

“Pas largimit të Memellit, jemi për të prezantuar trajnerin e ri. Duam të falënderojmë Migenin për punën që ka bërë gjatë gjithë këtyre muajve.

Por janë rezultatet ato, të cilat nganjëherë të çojnë në këto vendime që duhet të lëvizësh pasi futbolli ka këtë dinamikë, edhe në kushtet kur ne kemi pretendimet tona në këtë kampionat.

Sikundër e dini, tashmë prezantojmë trajnerin e ri, që është Gvozdenoviç. Ivani është një njohje e vjetër e Skënderbeut dhe ky ka qenë objektivi dhe interesi ynë për të mbështetur lojtarët që kanë qenë me ne dhe për të ecur bashkë.

Ivan Gvozdenovic Ardjan Takaj

Gvozdenoviç ka kontributin e vet në tri kampionate të fituara dhe është një element mjaft i rëndësishëm. Tani vjen me një pozicion tjetër, atë të trajnerit.

Ka eksperienca në fushën e trajningut dhe sot është dita që t’i shërbejë Skënderbeut me gjithë përvojën që ka.

Ne kemi shumë besim në aftësitë e tij, vetëm duhet të tregojë me punën dhe seriozitetin që ka, se do të ecë mirë këtu”, theksoi numri një i klubit korçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"