Prezantimi i Eriksenit, faqja zyrtare e Interit në ekstazë. Bën tagg Kim Kardashian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 17:57

Prezantimi i Eriksenit, faqja zyrtare e Interit në ekstazë. Bën tagg Kim Kardashian

Kristian Eriksen firmosi ditën e sotme me skuadrën e Interit, duke çuar në ekstazë tifozët zikaltër. Të shumta kanë qenë postimet në rrjetet sociale, që i kanë uruar mirë se ardhjen mesfushorit danez, i cili ishte pjesë e Totenhemit në Angli.

Eriksen-Kardashian

Ndërkohë së fundmi, ajo që i ka befasuar të gjithë, është një postim i faqen zyrtare të Interit në “Twitter”. Zikaltërit duket se e kanë lëshuar disi dorën në këtë ditë të rëndësishme, teksa kanë përfshirë në atmosferën e prezantimit të Eriksenit, edhe modelen e njohur Kim Kardashian.

Në fillim të vitit 2019, Kim solli në jetë djalin e saj, teksa bëri një postim në Twitter: “Ai është këtu dhe është perfekt!” Me këtë shprehje të modeles, Interi ka vendosur të prezantojë Eriksenin, duke bërë që të plasin të qeshurat në komentet e postimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"