Pretendimi për penallti i shkodranëve, ja moviola për Vllaznia-Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 19:35

Pretendimi për penallti i shkodranëve, ja moviola për Vllaznia-Apolonia

Takimi Vllaznia-Apolonia u gjykua nga një treshe e përzier me kryesor arbitrin e FIFA-s, Juxhin Xhaja. Në këtë takim u dhanë 8 kartonë të verdhë, por nuk munguan edhe rastet për moviolë, ku vendësit pretendojnë për penallti, por në fund del se ato nuk kanë qenë.

Vllaznia-Apolonia

39’ Pretendim për 11-metërsh pas një pengimi në zonë të Hoxhajt, por për gjyqtarin nuk ka asgjë dhe me të drejtë vijon lojën.

80’ Isaevski marshon nga e majta e sulmit dhe sapo hyn në zonë mundohet të kalojë mes dy mbrojtësve të Apolonisë, Shanaj dhe Sota. Lojtari i Vllaznisë rrëzohet në fushë me pretendimin se u pengua nga Shanaj dhe kërkoi të “vidhte” një 11-metërsh. Por, gjyqtari ka qenë i vëmendshëm në këtë rast, pasi ka kuptuar simulimin e Isaevskit, të cilin e ndëshkon me karton të verdhë, pasi penalltia nuk ishte. Vendim i drejtë i gjyqtarit Xhaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"