Pretendimi i Skënderbeut për penallti, Gjoni: E preka topin me dorë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 16:39

Pretendimi i Skënderbeut për penallti, Gjoni: E preka topin me dorë, por…

Eglantin Gjoni shënoi golin e dytë në sfidën ndaj Skënderbeut, duke i dhënë fitoren skuadrës së Laçit. Në prononcimin për mikrofonin e “Supersport” Gjoni u shpreh:

fklhsfd

“E kishim përgatitur mjaft mirë. E kishim studiuar kundërshtarin. I bllokuam pikat e forta të Skënderbeut. Ia arritëm mjaft mirë. Ekipi kishte një ngërç psikologjik. Këto 2 javë kemi punuar mjaft mirë në anën difensive, kjo është arsyeja pse po bëjmë mjaft mirë.

A është Laçi serish faktor po aq sa dikur për të vendosur kampionatin? Është shumë në gjendje dhe mund të bëj akoma më shumë këtë sezon. Do ia lemë kohës. Është shumë shpejt për titullin.

Prekja me dorë në pjesën e parë? Topi ka rënë në dorë normal, por dora është në pozicionin natyral, nuk është dorë e hapur. Thjesht topi ka rënë në dorë”, u shpreh Gjoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"