Pretendimet për lidhje jashtëmartësore të ish-partneres së Totit, reagon avokati i prezantueses: Ja si qëndron e vërteta
Ilari Blasi nuk ka kërkuar asnjëherë mbështetje financiare për vete nga bashkëshorti i saj Françesko Toti.
Sipas avokatit të prezantueses, Alesandro Simeone lajmet që po qarkullojnë rreth saj janë të pavërteta. Ai tha për gazetën “Repubblica”, se “thashethemet e përhapura nuk kanë asnjë bazë”.
“Zonja”, shpjegon ai, “nuk ka kërkuar as 37 mijë euro, as 20 mijë e as 10 mijë në muaj: ky lajm është sërish pjesë e një strategjie për ta bërë Ilary Blasi të duket një njeri që nuk është. Lajm i rremë për ta nxjerrë Ilarin keq.”
Avokati shpjegoi se prezantuesja “s’është një njeri i pangopur për para, nuk është lakmitare”. Gjithashtu theksoi se pretendimet se ajo ka pasur lidhje jashtëmartesore nuk janë të vërteta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"