Pretendimet e Tiranës për penallti? Daja: Nuk jam specialist i moviolës, derbi la për të dëshiruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 22:34

Pretendimet e Tiranës për penallti? Daja: Nuk jam specialist i moviolës, derbi la për të dëshiruar

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, foli pas barazimit në derbi ndaj Tiranës, teksa nuk preferoi të gjykonte rastet e pretenduara të bardhebluve për 11-metërsha. Në prononcimin për “Gol pas Gol”, tekniku i të kuqve u shpreh:

bandicam 2020-12-04 20-22-45-360

NDESHJA- Në momentet kur mbaron ndeshja ke pakënaqësi. Kur ulet doza emocionale logjika del në plan të parë. Me këto ndeshje që kemi me këtë stadium të mrekullueshëm dhe me këtë fushë të papranueshëm, është e vështirë të japësh maksimumin. Mendoj se në kompleks besoj se të dyja ekipet u pa që çalonte ndërtimi i lojës, freskia ra në pjesën e dytë dhe gabimet ishin prezente në të dy krahët.

ANALIZA- Nuk është e mirë të hyj në detaje taktike, sepse reklamoj problemet që kishim. Kam qejf të mbajmë topin dhe të kontrollojmë lojën në mbrojtje. Kjo ishte mundësia e të dyja ekipeve për këtë derbi që la shumë për të dëshiruar në aspektit tekniko taktik.

Nga gjysma e fushës ku ishin në pjesën e parë, e kishim të vështirë ta fusnim topin nën kontroll, kjo solli të luanim me topa të gjatë. Manovrën nuk e kishim ndërtuar në këtë mënyrë. Je i detyruar të prishës manovrën nga terreni. Një gabim në mbrojtje do të na kushtonte shumë, pavarësisht se nuk është filozofia jonë.

ÇFARË NUK SHKOI- Të punosh në fazën e mbrojtës ke bërë gjysmën e punës. Nuk do t’ia delegoja lojtarëve të veçantë, as Malës as Bardhit. Pavarësisht se nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Mënyra e lojës nuk ishte e duhura. Kishte raste të pakta nga të dyja ekipet para portës. Topi qarkullonte në zona të parrezikshme. Kur ngushtoheshin zonat ishte e vështirë të vepronin. Bardhi dhe Mala dinë të veprojnë në zona të ngushta, por kur shpenzohen topat në ndërtimin e aksionit e kanë të vështirë të ruajnë rritmini që kanë pasur në ndeshjet e kaluara.

Ndiheni të favorizuar nga arbitri? Të them të drejtën edhe kur ndërhyj te arbitri, nuk ndërhyj te situata teknike. Kërkoj ose minutazh më të shumtë loje, ose për ndërhyrje të ashpra që rrezikojnë karrierën e sportive. Kjo gjë nuk u pa sot, lojtarët u sollën si profesionitë, mbizotëroi “fair-play”, pasi për gjërat e tjera, nëse do të bëjmë një analizë nga fillimi, peshorja nuk anon nga ne.

Unë nuk jam specialist i moviolës. Nuk kam kërkuar asnjëherë të shikoj gjëra të tilla. Ja lemë specialistëve t’i interpretojnë. Asani e tërhoqi këmbën, ndikoi mënyra se si u rrëzua Muçi. Gjithsesi ja lemë specialistëve.  Më e mira e këtij derbi ishte “fair-play”, mos merremi me gjërat e tjera.

Kush e respektoi më shumë njëri-tjetrin? Edhe ty (Pinari) edhe Deden i kam pasur futbollistë, kështu që jepe vetë përgjigjen. Ke shkaktuar 11-metërsh në momente delikate”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"