Pretendentët zbresin në fushë, Kategoria e Parë është “zjarr” sot. Ja 6 ndeshjet që do luhen
Do të luhen ditën e sotme, 6 ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 12-të.
Përballje tejet interesante ofron grupi B, ku të gjitha skuadrat pretendente përballen me njëra-tjetrën. Vëmendja më e madhe është në Peqin, ku do të luhet Egnatia-Pogradeci dhe të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Besa e vendit të dytë sfidon Flamurtarin në Luz, ndërkohë që përballje tjetër interesante është edhe ajo mes Tomorit dhe Lushnjës, që në renditje ndahen vetëm me një pikë më shumë, në favor të beratasve.
Në grupin A, Dinamo do të kërkojë me çdo kusht fitoren ndaj Orikut në transfertë, për të marrë vendin e parë, të paktën deri nesër, kur Burreli luan me Prtizanin B.
Ndërkohë Korabi luan me Vorën në Pezë, ndësra Veleçiku pret në “Reshit Rusi” Erzenin.
NDESHJET:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"