Prestige marshon në Sunday League, kundër Pastarisë mjafton Kurpali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 16:51

Prestige marshon në Sunday League, kundër Pastarisë mjafton Kurpali

Prestige ka marrë mbrëmjen e djeshme fitoren e radhës në Sunday League, teksa ka triumfuar 1-0 kundër skuadrës Pastaria, në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin B për zonën e Tiranës. Vendimtar rezultoi goli i Kurpalit në minutat e para të takimit, me Prestige që më pas e kontrolloi gjithçka deri në fund.

prestige

NDESHJA-  Prestige e nisi lojën me Carën në portë, më pas, dyshja e zakonshme e mbrojtjes e përbërë nga Antoni dhe Mërtiri. Krahët u mbuluan nga Hysenbelliu në të djathtë dhe Lleshi në të majtë. Allmeta, Kurpali dhe Biba formuan treshen e mesfushës, ndërsa në sulm si gjithnjë Shima.

Loja startoi me një luftë të fortë për top të parë nga të dyja kampet, me Prestige që kishte epërsinë territoriale, ndërsa Pastaria mendonte më shumë të dilte përpara me anë të kundërsulmeve. Ekuilibrat u prishën në minutën e 11-të, që do të ishte edhe momenti kyç i të gjithë ndeshjes. Gjithçka nisi nga këmbët e Shimës, i cili mbrojti mjaft mirë një top në të majtë të sulmit duke u rrotulluar bukur për ta hedhur saktë në kufijtë e zonës. Aty Allmeta shkarkon një gjuajtje potente me portierin kundërshtar që fillimisht e grushton, por Kurpali e sulmon mjaft mirë hapësirën dhe nuk e ka të vështirë të shënojë nga një distancë e afërt.

Më pas, Prestige konfirmohet edhe një herë si një skuadër eksperte në menaxhimin e avantazhit. Falë një faze perfekte mbrojtëse nuk i jep asnjë shans kundërshtarit deri në përfundim të takimit. Madje në sekondat e fundit i sapofuturi në lojë, Xhunga, ka një mundësi të shkëlqyer për të shënuar golin e dytë, por pasi i rrëmben një top mbrojtësit, gjuajtja e tij ndalet nga portieri. Gjithçka mbyllet 1-0 në favor të Prestige, që fut në “kasafortë” 3 pikët e radhës.

sdsdsds

Kështu, Prestige vijon ecurinë me pikë të plota në Grupin B dhe konfirmohet edhe një herë tjetër si skuadra për t’u mundur në këtë kompeticion. Ndonëse jemi në edicionin e tretë të Sunday League Albania, Prestige ende nuk regjistron asnjë humbje brenda kohës së rregullt që prej krijimit të SLA. Prestige ka arritur të shkojë dy herë në finale, ku në edicionin e parë u shpall kampion, ndërsa vjet u ndal në finale vetëm nga ruleta e penalltive. Statistika të frikshme që pasqyrojnë më së miri nivelin dhe organizimin e lartë të Prestige.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"