“Presionin e ka Vllaznia”, Plori ua kalon “topin” shkodranëve: Duhet të luanim në fushë neutrale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 22:43

“Presionin e ka Vllaznia”, Plori ua kalon “topin” shkodranëve: Duhet të luanim në fushë neutrale

Entuziast trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, pas fitores ndaj Pogradecit. Tashmë ai shpreson që të thyejë edhe Vllazninë. Pas ndeshjes, ai u shpreh:

elvis plori

“Kisha dëgjuar për Pogradecin, por sot (dje) e pashë që luante futboll me nivel. E filluam mirë lojën, patëm raste, shënuam dhe pas një gabimi në mbrojtje e pësuam. Pësuam edhe golin e dytë dhe aty ndërhyra. Goli në fund ishte edhe çështje fati. Vllaznia në finale? Është një sfidë pak më ndryshe për mua në aspektin psikologjik. Kam një vit që punoj me Besëlidhjen dhe mezi pres që të dal në Superiore me të.

Kemi ndërtuar një skuadër pretendente bashkë me presidentin Gjoka. Nuk e arritëm direkt, por kemi edhe një shans. Luaj kundër ekipit të qytetit tim dhe është një ndeshje që më motivon për të arritur diçka. Jemi më lart psikologjikisht, këtë e them duke ditur mentalitetin e shkodranëve. Ata kanë presion shumë të madh, sepse të bien nga kategoria është diçka shumë e madhe. Të shfrytëzojmë edhe entuziazmin. Nuk jam dakord me vendimin për fushën ku luhet ndeshja, sepse favorizohet skuadra e Superiores. Të ishte në fushë neutrale, do të ishte më ndryshe.

Përballë Dedjes? E kam pasur profesor dhe kam respekt të veçantë. Nuk doja të ishte Vllaznia në këtë ndeshje, por nuk kemi çfarë bëjmë. Kam respekt për Shkodrën dhe Vllazninë, babai im është tifoz i zjarrtë i saj, por dua të kem kënaqësinë ta nxjerr unë Besëlidhjen në elitë pas 12 vitesh”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"