“Presioni i vendasve asfiksues”, Nagelsman pas barazimit me ish-skuadrën: Çupo-Moting? Ai do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 11:45

“Presioni i vendasve asfiksues”, Nagelsman pas barazimit me ish-skuadrën: Çupo-Moting? Ai do të…

Bajerni nuk ia ka dalë ta nisë me këmbën e duhur sezonin e ri në Bundesligë, aty ku Lajpcigu rezultoi kockë e fortë, për të shkuar drejt një barazimi me shifrat 1-1. Trajneri i bavarezëve Julian Nagelsman ka dashur ta ruajë frymën optimiste edhe pse shifrat nuk i qëndrojnë aq përshtat.

NAGELSMAN

35-vjeçari gjithashtu u ndal edhe te shpëtimtari i ekipit, Çupo-Moting, që ende diskutohet rreth së ardhmes së tij, pasi kontrata i skadon në fund të sezonit.

BARAZIMI- ”Pjesa e parë na dha mundësi të ishim më pranë zonës mike, ndonëse jo aq të rrezikshëm sa të dërgonim topin më shumë se sa një herë në kudrat. Fraksionin i së dytës dha tablo tjetër, ashtu si edhe presioni asfiksues në lojën e vendëse, shto atmosferën e zjarrtë të tifozërisë. Ky rezultat na djeg më shumë ne”.

SULMUESI- ”Jam në dijeni se drejtuesit po negociojnë rreth qëndrimit të Erikut në Mynih. Kaq mund t’ju them rreth kësaj çështjeje. Më vjen mirë për golin dhe formën e tij”, përfundoi Nagelsman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"