Presione të vazhdueshme, dorëzohet qeveria spanjolle dhe njeh simbolet e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 19:06

Presione të vazhdueshme, dorëzohet qeveria spanjolle dhe njeh simbolet e Kosovës

Qeveria spanjolle është dorëzuar para kërcënimit të vazhdueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilët i kërkuan vendit iberik se nëse nuk garantojnë se do të lejojnë sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, nuk do t’ua lejojnë organizimin e asnjë gare ndërkombëtare.

dufd

Menjëherë Qeveria e Spanjës, e cila ka vendosur që tani e tutje krahas pjesëmarrjes në gara të sportistëve të Kosovës, t’i lejojë të garojnë edhe me flamurin dhe himnin e Kosovës. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Spanjës me shpresën se një vendim i tillë do të merret edhe nga vendet tjera të cilat nuk e njohin Kosovën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"