“Presion lojtarëve me gjoba nëse nuk dalin në stërvitje”, reagon Sindikata e Futbollistëve: Të merren masa ndaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 14:31

“Presion lojtarëve me gjoba nëse nuk dalin në stërvitje”, reagon Sindikata e Futbollistëve: Të merren masa ndaj…

Sindikata e Futbollistëve Shqiptar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njoftojnë se janë vënë në dijeni se disa klube bëjnë presion ndaj lojtarëve të tyre për të dalë në stërvitje, duke i kërcënuar edhe me gjoba.67810596_110813730252404_336143622556614656_o

SFSH njofton se për këtë do të vejë në dijeni autoritetet më të larta shtetërore, të marrin masa administrative ndaj të gjithë personave përgjegjës në klubet e futbollit.

Njoftimi i SFSH:

Sindikata e futbollistëve shqiptar siç ju ka venë ne dijeni më parë, është vënë në dijeni përsëri se disa klube po vënë në presion futbollistët duke i kërcënuar me gjoba që ata të dalin ne stërvitje.
Sindikata e futbollistëve shqiptar do të vejë në dijeni autoritetet më të larta shtetërore që në përputhje me aktin normativ nr 3 date 15/3/2020 të marrin masat administrative ndaj të gjithë personave përgjegjës në klubet e futbollit.BBJ 90547700_211065770227199_1711326781333569536_o 90558273_211065823560527_4760334368390512640_o

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"