Presin kampionët në shtëpi, Laçi kërkon “kurbanin” e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2019 | 17:04

Presin kampionët në shtëpi, Laçi kërkon “kurbanin” e parë

Laçi pret këtë fundjavë në shtëpi Partizanin, në një ndeshje ku duhet të fitojë medoemos që të mos qëndrojë në fund të tabelës me vetëm një pikë. Përballë do të ketë kampionët e Shqipërisë, Partizanin, një skuadër që në dy përballjet e fundit në Laç nuk ka mundur të fitojë.

laci

Të kuqtë shënojnë fitoren e fundit më 8 prill 2018, ose dy sezone më parë. Në përballjet e fundit që ka luajtur Laçi me të kuqtë, ka fituar shkurtin e kaluar 1-0. Takimin e vendosi një penallti e polemizuar nga të kuqtë, e kthyer në gol nga Ndriçim Shtubina. Në fillim të kampionatit të shkuar të kuqtë dhe kurbinasit barazuan pa gola, ndërsa në katër takime të tjera, tri herë ka fituar Partizani në Laç dhe një herë vendësit.

Laçi kërkon medoemos të fitojë me Partizanin. Një barazim apo humbje tjetër do të thoshte largim me shumë pikë nga kreu i kampionatit për skuadrën e Sulejman Starovës. Aktualisht, Laçi ka vetëm një barazim me Kukësin dhe është dorëzuar para Vllaznisë e Skënderbeut.

Miqesore Laci-Partizani

Nëse ekipi humb edhe me të kuqtë, atëherë edhe trajneri Sulejman Starova rrezikon vendin e tij në skuadër. Në fakt, Laçi është një nga skuadrat që e ka ndryshuar më shumë organikën se të gjithë skuadrat e tjera, duke larguar pothuajse të gjithë futbollistët e sezonit të shkuar për të afruar të tjerë lojtarë këtë sezon ku synon jo pak, por një nga tri vendet e para të renditjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"