Presin Flamurtarin në Cërrik, trajneri Lleshanaku: Elbasanit i duhen tri pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 13:17

Presin Flamurtarin në Cërrik, trajneri Lleshanaku: Elbasanit i duhen tri pikët

Elbasani shpreson të marrë një rezultat pozitiv ndaj Flamurtarit, për t’i dhënë fund njëherë e mirë edhe krizës së rezultateve. Elbasani është pritës, por ndeshjen do ta luajë sot në Cërrik.

Leshanaku Elbasani

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri Shkëlqim Lleshanaku kërkon nga të tijtë që të tregohen më cinikë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet, sepse vetëm kështu mund të fitojnë. Ai vlerëson Flamurtarin për historinë që ka, por ka ardhur koha që verdheblutë të marrin pikët e para në kampionat.

“Nuk i kemi bërë nisje të mirë kampionatit, duke parë rezultatet, edhe pse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojën. Kërkoj dhe shpresoj vetëm që skuadra të tregohet cinike dhe të përfitojë nga mundësitë që do t’i jepen në ndeshje.

Ne jemi një ekip që prodhojmë lojë dhe kjo më jep besim se zhbllokimi do të vijë, vetëm se duhet të tregohemi ‘vrastarë’ kur duhet. Ndaj Flamurtarit pres fitoren, sepse vetëm me tri pikë mund të rikthejmë besimin, edhe pse realisht asnjëherë nuk e kemi humbur atë. Respekte kundërshtarit për emrin që ka, por vetëm kaq”, u shpreh trajneri Lleshanaku.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"