Presin Dinamon, flet trajneri i Korabit: Nuk kemi presion, rezultatet e arritura na japin statusin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 10:08

Presin Dinamon, flet trajneri i Korabit: Nuk kemi presion, rezultatet e arritura na japin statusin e…

Korabi ka lënë dje kryeqytetin dhe ka marrë rrugën drejt Peshkopisë, atje ku do të presë sot Dinamon për llogari të javës së 18-të. Agim Canaj pret fitoren sot, ndonëse e pranon që nuk do të jetë e lehtë.

KORABI

Gjatë një bisede me gazetën, ai pohon: “Përpara kemi një ndeshje të vështirë. Do të luajmë me Dinamon, një ekip me emër të madh në futbollin shqiptar. Ne do të bëjmë lojën tonë. Jemi të favorizuar nga fusha dhe nuk kemi presion. Do të bëjmë më të mirën dhe do të kërkojmë një rezultat pozitiv.

Në fitore e mundshme dhe rezultatet e arritura deri do të na jepnin statusin e pretendentes për Superiore. Ekipi gëzon një formë të mirë, ndaj kam besim të plotë se do t’ia dalim”, tha Canaj.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"