“Presim një mesfushor dhe një sulmues te Kukësi”, Nexhipi: Besoj se do të mbyllim gjithçka për 4-5 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 12:30

“Presim një mesfushor dhe një sulmues te Kukësi”, Nexhipi: Besoj se do të mbyllim gjithçka për 4-5 ditë

Drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi i uroi mirëseardhjen trajnerit të ri të verilindorëve, Mirel Josës. Për mediat, zyrtari i nënkampionëve të Shqipërisë deklaroi se klubi pret të afrojë në ditët e ardhshme një mesfushor dhe një sulmues.
nexhipi
Prezantimi i Mirel Josës si trajner i Kukësit – Besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kemi firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë dhe shpresojmë me ekipin që kemi dhe me ndihmën e trajnerit të arrijmë objektivat. Është e vështirë kur ndryshon trajner në mes të sezonit. Trajneri jonë ka përvojë dhe shpresojmë të marrim maksimumin me rezultaet. I uroj mirëseardhje trajnerit tonë.

Merkato – Kemi firmosur me nëj mbrojtës lituanez. Është e vështirë në janar të gjesh futbollistë që bëjnë diferencën, sepse shumiva janë nën kontratë. Këto ditë dei në fund të merkatos shpresojmë të afrojmë dhe 2-3 futbollistë, që mendoj se do të na ndihmonin shumë. Dy lojtarë të tjerë që do vijnë në vijim janë një mesfushor dhe një lojtar për pjesën ofensive. Besoj se për këto 4-5 ditë do të mbyllet gjithçka”, u shpreh drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"