Presidentja e Vllaznisë zbulon rrogën, paguhet 5 herë më pak se Nuredin Orelesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 20:39

Presidentja e Vllaznisë zbulon rrogën, paguhet 5 herë më pak se Nuredin Orelesi

Gjithmonë ka pasur kuriozitet për rrogën e punonjësve të shtetit dhe drejtuesve të institucioneve të ndryshëm.Por këtij kurioziteti i është përgjigjur presidentja e Vllaznisë, njëkohësisht dhe kryetare e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Përmes një postimi live në faqen e saj të Facebook, Znj. Ademi, u ka dhënë përgjigje shumë qytetarëve.

Orelesi

 

Një nga ndjekësit e pyet presidenten e Vllaznisë se sa lekë do për vete dhe sa për qytetin e Shkodrës, ndërsa Voltana Ademi i ka zbuluar se sa e ka rrogën.

Qytetari: Sa lekë i do për vete dhe sa i do për Shkodrën?

Voltana Ademi: Bashkia e Shkodrës i menaxhon fondet në mënyrë transparente. Unë e lexova para disa ditësh pyetjen dhe do them sa e kam rrogën fiks. Rroga ime është 129 mijë e 124 lekë. Kjo është vlera që unë paguhem si kryetare e bashkisë Shkodër. Kuptohet të gjitha paratë e tjera menaxhohen në bazë të ligjit.

vllazniarrogat-470x207

Në një krahasim të thjeshtë, presidentja e Vllaznisë merr 4 herrë më pak se trajneri Gjoka dhe 5 herë më pak se mbrojtësi Nuredin Orelesi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"