Presidentja duartroket suksesin: Bravo Vllazni, pas 5 vitesh kapëm vendin e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2017 | 16:53

Presidentja duartroket suksesin: Bravo Vllazni, pas 5 vitesh kapëm vendin e katërt

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, njëherësh presidente e Vllaznisë, ka përgëzuar ekipin pas barazimit 1-1 ndaj Partizanit në shtëpi. Përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, Ademi zbuloi edhe “recetën” e suksesit që e ngjiti skuadrën kuqeblu nga fundi në vendin e katërt për herë të parë pas pesë vitesh.

Voltana - Gjyrezi - Cungu

“Bravo Bravo Vllaznia!

Pas pesë vitesh, arritëm të kapim vendin e katërt! Akoma më shumë do të ecim në të ardhmen!

Si arritëm nga fundi në vendin e katërt?! Shumë thjesht! Bëmë një buxhet për Vllazninë që nuk e kishte pas asnjëherë, menaxhuam mirë paratë, zgjodhëm trajnerin, lojtarët dhe stafin e duhur! Tifozët e mrekullueshëm shkodranë na mbështetën!

Sot të gjithë po festojmë arritjet!”, shkruan kryebashkiakja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"