Presidenti u premton siguri për pagat, Devolli i karikuar për rinisjen e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 23:00

Presidenti u premton siguri për pagat, Devolli i karikuar për rinisjen e kampionatit

Devolli ka 24 futbollistë në stërvitje, një numër i lartë, por të gjithë zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e reja. Para çdo stërvitjeje lojtarët matin temperaturën, ndërkohë që përdoren dezinfektues të ndryshëm.
devolli
Me një autobus lojtarët shkojnë nga stadiumi në fushën e stërvitjes, për të vazhduar me programin e stafit teknik. Ditët e para ka qenë një stërvitje relaksuese dhe besohet se gradualisht ekipi do të kapë formën e duhur për ndeshjet e mbetura.

Vendi i 5-të është një pozicion komod në renditje, por te Devolli ka impenjim maksimal. Stërvitjen e ka ndjekur edhe presidenti Eduard Duro, i cili i ka përshëndetur futbollistët për gatishmërinë e treguar për fillimin e stërvitjes. Ai ia ka siguruar për financat.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"