Presidenti Tod ngroh zemrat e tifozëve: Shumakeri po përmirësohet! Do të ketë pasoja, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 20:30

Presidenti Tod ngroh zemrat e tifozëve: Shumakeri po përmirësohet! Do të ketë pasoja, por…

Kur flitet për gjend jen shëndetësore të Majkëll Shumakerit, të aksidentuar në alpet franceze në vitin 2013, informacioni vijon të mbetet shumë i reduktuar. Ndërkohë, herë pas here ai që tregon diçka më tepër për legjendën e Formulës 1 është Zhan Tod.

jean-todt-michael-schumacher

Ish-shefi i Ferrarit, aktualisht president i FIA-s, siç dihet është një mik i afërt i familjes Shumaker dhe e viziton rregullisht në shtëpi kampionin gjerman. Tod, së fundmi është rikthyer të flasë për Shumin, ndërsa deklarata e tij ka rritur shpresat e tifozëve për rikuperimin e 7-herë kampionit të botës në Formulën 1.

“Shumaker do të përmirësohet dalëngadalë, është e sigurt. Kam kaluar shumë kohë me bashkëshorten e tij, Korinën që prej aksidentit të tmerrshëm që pësoi Majkëlli në 29 dhjetor të 2013-ës. Është një grua me zemër të madhe që kontrollon familjen. Ajo që ndodhi ishte diçka e papritur, por kam besim te Korina, e cila po bën gjithçka më së miri. Gjithashtu, edhe ajo ka besim tek unë”, deklaroi numri një i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, i cili më pas shtoi:

“Falë punës së mjekëve dhe bashkëpunimit të Korinës, e cila donte që Shumi të mbijetonte, ai ia doli të mbijetojë, ndonëse me pasoja”. Për gjendjen e Shumakerit ka folur gjithashtu edhe shefi i Formulës 1, Berni Ekleston, i cili ka bërë një parashikim pozitiv për rikuperimin e ish-pilotit të Ferrarit:

“Në këtë moment nuk është me ne, por sapo të bëhet më mirë do t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve”, u shpreh Ekleston. Siç dihet, bashkëshortja e Shumakerit, Korina, ka kërkuar të respektohet privatësia duke mos nxjerrë informacione për ishpilotin, i cili aktualisht ndodhet në vilën e familjes në Gjenevë, vilë që është kthyer në një spital modern.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"