“Presidenti të marrë Edi Rejën, po shkojmë në Serinë B”, tifozët e Napolit në “armiqësi” me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 19:35

“Presidenti të marrë Edi Rejën, po shkojmë në Serinë B”, tifozët e Napolit në “armiqësi” me skuadrën

Tifozët e Napolit janë ngritur kundër ekipit të tyre pas humbjes së djeshme kundër Fiorentinës 0-2 në shtëpi.

230758712-eb97c603-5954-4432-8a83-1ba0a1a74d8b

Irritimi me lojtarët ka arritur deri aty sa njëri prej tifozëve pas përfundimit të sfidës ka kërkuar që trajneri i Shqipërisë Edi Reja të ulet në vend të Xhenaro Gatuzos, i cili e deklaroi haptazi se skuadra meriton të sulmohet sa më ashpër për paraqitjet zhgënjyese në fushë.

“I thoni presidentit të thërrasë Edi Rejën sepse tani duhet të mendojmë për të shpëtuar veten”, flet për “Il Mattino” njëri prej tifozëve napolitanë.

44444444444

Ndërkohë, një tjetër tifoz shprehet se me këtë ecuri negative, Napoli rrezikon të zbresë në Serinë B.

“Është e paimagjinueshme kjo situatë. Askush nuk do ta besonte këtë gjë në fillim të kampionatit dhe askush nuk po e beson dhe në këto momente. Jemi të trishtuar sepse po prekim fundin dhe me këtë mesatare rezultatesh zbresim në Serinë B. Nuk ka lojë, nuk ka një skemë të qartë, nuk ka përkushtim ndaj fanelës. Po shikojmë se lojtarët po vrapojnë me vështirësi dhe janë të pamotivuar. Kjo situatë nuk duhet të zgjasë më sepse rrezikojmë të arrijmë dështimin më të madh të dekadës”, flet i zhgënjyer një tjetër tifoz.

3333

Që kur Gatuzo mori drejtimin e Napolit në fund të 2019, ai ka humbur 4 nga 5 sfidat e fundit në kampionatin italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"