Presidenti Takaj u jep bekimin të tijve: Ju dua në finale!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 16:57

Presidenti Takaj u jep bekimin të tijve: Ju dua në finale!

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj u ka dhënë “bekimin” të tijve pak orë përpara nisjes të skuadrës në drejtim të Vlorës. Një takim i tillë pritej nga “bosi” i bardhekuqve. Takaj u ka thënë disa fjalë motivuese të tijve, duke shprehur besimin maksimal që Skënderbeu i ka mundësitë që të përmbysë disavantazhin:

takaj

“Përpara pak ditësh isha përballë jush dhe pata besim të madh që do të reagonit pas atyre rezultateve jo fort pozitive, ndërkohë që ju reaguat dhe fituat në Vlorë dhe më pas e bëtë të njëjtën gjë edhe ndaj Kamzës. Jemi përpara ndeshjes gjysmëfinale dhe ju kam mbledhur për t’u thënë se ju meritoni që të shkoni së pari në finale dhe jeni në gjendje ta bëni diçka të tillë. Nuk na ndal dot askush të bashkuar”, është shprehur Takaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"