Presidenti Takaj shpërblen ekipin, i jep 10 mln lekë premio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2016 | 9:45

Presidenti Takaj shpërblen ekipin, i jep 10 mln lekë premio

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka konfirmuar dje pas ndeshjes për “Panorama Sport” se do ta shpërblejë skuadrën me 10 milionë lekë të vjetër premio për këtë barazim.takaj “Në fakt, përpara ndeshjes u kisha premtuar futbollistëve 30 milionë lekë të vjetër shpërblim në rast se do të fitonin kundër Partizanit. Tashmë që barazuam, premio do të jetë 10 milionë lekë.

Gjithsesi, jam i kënaqur për mënyrën se si shkoi ndeshja. Rëndësi ka që ruajtëm diferencën me rivalët dhe ecim të qetë në rrugën drejt titullit”, konfirmoi kreu i klubit korçar.

Ndërkohë, në pushim të ndeshjes, Takaj u fut në dhomat e zhveshjes, duke folur shkurtimisht përpara ekipit. “Nuk keni pse luani si të trembur.

Sido që të dalë ky takim, asgjë nuk do të ndodhë. Bëni lojën tuaj, ashtu si dini më mirë. Ju shoh nën presion, nuk ka pse të jeni në këtë gjendje.

Luani lirshëm, nuk është kjo finale”, u ka thënë Takaj futbollistëve, duke iu larguar në njëfarë mënyrë presionin, duke qenë se skuadra zhvilloi një pjesë të parë të dobët dhe jashtë parashikimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"