“Presidenti nuk na lë të fluturojmë me pras”, befason lojtari i Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2019 | 9:01

“Presidenti nuk na lë të fluturojmë me pras”, befason lojtari i Bylisit

Jurgen Goxha është një nga lojtarët protagonistë të Bylisit në 10 javët e para të kampionatit. Mbrojtësi ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport”, aty ku foli për ecurinë e Bylisit dhe sfidën me Teutën. Gjithashtu ai thekson se në Durrës e kanë nënvlerësuar.

Screenshot_1

Barazimi me Teutën? “Më vjen keq që barazuam sepse kishim disa raste për shënim dhe nuk i  shfrytëzuam dot. Sot na u mohuan tre penallti. Arbitrat ishin në favor të Teutës dhe në fushë luanim 10 kundër 14. Po na penalizojnë javë pas jave, por ne  kemi 9 ndeshje pa pësuar humbje”.

Skuadra dhe përbërja? “Stërvitemi shumë që të japim maksimumin. Po tregojmë se nuk jemi rastësisht këtu. Lojtarët e rinj janë premtues si Qardaku, Ndreca, Guindo, Mëllugja, por lojtarë me eksperiencë si Bicaj e Hidi na kanë dhënë më tepër siguri. Rrimë gjithë kohës bashkë, jemi një grup i bashkuar”.

Euforia? “Jemi ekip i vogël, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kampionati është shumë i fortë, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Kemi bërë mirë, po diferencat në klasifikim janë shumë të vogla dhe ne duhet të shohim ndeshjen e radhës. Presidenti është aty gjithë kohës, na mban në tonus dhe nuk na lë, siç i themi fjalës, të fluturojmë me pras. Na lë gjithë kohës që t’i marrim sfidat një nga një. Sot iu mërzit sepse donte fitoren, por ne dhamë maksimumin”.

Nënvlerësimi i Teutës ndaj teje? “Ekipet që marrim barazim në Ballsh duhet të kënaqen. Teuta ka lojtarë cilësor si Kallaku apo Arapi, por ne i kemi të qartë objektivat dhe sot meritonim fitoren.  Tek Teuta nuk i kanë patur sytë në vend, në rastin tim. Nuk më kanë parë, unë aty kam qenë gjithë jetën. Kam luajtur me të rinjtë e Shkollës Sportive “Benardina Qerraxhia”, në Durrës, por nuk më morën në ekip sepse isha lojtar i shkollës. Është për të ardhur keq. Të gjithë në klub më kanë nënvlerësuar, por unë jam ku jam”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"