Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” kampionin e botës Briken Calja: Burim frymëzimi për fëmijët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2022 | 17:37

Presidenti Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” kampionin e botës Briken Calja: Burim frymëzimi për fëmijët!

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, kampionin e botës në peshëngritje, Briken Calja.

ilir meta

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit thekson se ky vlerësim vjen për të lartësuar arritjet e sportistit shqiptar, duke u shndërruar me personalitetin triumfues në një burim të fuqishëm frymëzimi për fëmijët dhe sportistët e rinj.

Gjithashtu presidenti vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” dhe trajnerin e Caljas, Gerald Toskën.

Postimi i plotë: 

Privilegj dhe kënaqësi e veçantë të nderoja sot sportin e peshëngritjes, që për dekada na ka bërë krenarë, me rezultatet historike dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë Kampionin e Botës dhe të Europës, sportistin e shkëlqyer Briken Calja.

E vlerësova me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, që aq shumë e ka lartësuar me arritjet dhe sukseset e tij, duke u shndërruar me personalitetin triumfues, në burim të fuqishëm frymëzimi për fëmijët dhe sportistët e rinj.

Kontribut të jashtëzakonshëm për sukseset e Brikenit, ka padyshim dhe trajneri i tij personal, Kampioni i Europës dhe fituesi i shumë medaljeve, Gerald Toska, të cilin gjithashtu e çmova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

I lumtur, që në këtë ceremoni të ishin sot të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Prof. Dr. Milan V.Mihajloviç, si dhe drejtuesit e sportit tonë.

Peshëngritja shqiptare meriton të mbështetet më tepër, për të mos humbur këto tradita, por për t’i zhvilluar më tepër, që Shqipëria gjithmonë të përfaqësohet denjësisht nga kampionë të tjerë që do ta ngrenë lart flamurin tonë kombëtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"