Presidenti Meta uron portierin e Sëlltikut për ditëlindje, shikoni çfarë shkruan “The Sun” për kreun e shtetit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 11:32

Presidenti Meta uron portierin e Sëlltikut për ditëlindje, shikoni çfarë shkruan “The Sun” për kreun e shtetit shqiptar

Tabloidi britanik “The Sun”, në versionin skocez, i ka kushtuar një shkrim të veçantë mesazhit të urimit që President i Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta, i ka bërë portierit të Sëlltikut, Frejzer Foster me rastin e ditëlindjes së tij.

meta

Në urimin e tij Presidenti i Shqipërisë ka postuar një video, ku portieri Foster pret një penallti të gjuajtur nga Alfredo Morelos i Gllasgou Reinxhers në finalen e “Betfred CUP”.

Në këtë finale portieri i Sëlltik bëri një pritje shpëtimtare, moment të cilin Presidenti Ilir Meta ka përzgjedhur të urojë portierin Foster me rastin e ditëlindjes së 32-të. Përmes një postimi në Tuiter, shoqëruar me vidon, Presidenti Meta i ka lënë këtë mesazh urimi portierit Frejzer Forster:

“Gëzuar ditëlindjen e 32-të ‘La Gran Muralla’ ( mur i madh), për legjendën tonë, për heroin tonë, Frejzer Forster! Ne jemi me fat që ai luan për ne! Urimet më të mira miku im! Përshëndetje!” Presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se është tifoz i Sëlltikut dhe dashurinë për gjigandin e futbollit skocez ai e dëshoi duke bërë një foto me tifozët bardhëjeshil në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës në verë, ku Sëlltik luajti ndaj Sarajevës.

Presidenti Ilir Meta ndodhej në atë kohë në Sarajavë në një samit të vendeve të Ballkanit kur u takua me tifozët e Sëlltikut gjatë ndeshjeve kulifikuese për Ligën e Europës. Dhe tani, mes kërcënimit global të pandemisë së koronavirusit, presidenti Meta uron edhe tifozët e klubit skocez të Sëlltikut. Në postimin e tij në Tuitër, sipas tabloidit “The Sun”, Meta i uron kështu mbështetësit e Sëlltikut:

Meta Selltik

“Në këto periudha të vështira për të gjithë [botën] shkakun e # covid19 vëmendja ime shkon për të fansat e mrekullueshëm të #CelticFC posaçërisht në [Skoci dhe Republikën e Irlandës]! Duke ju uruar gjithë të mirat, shpresoj që kjo situatë të kalojë së shpejti që të mund të takohemi në Parajsë! Zoti bekoftë ‘The Hoops” dhe familjet e tyre! Qëndroni të sigurt! Qëndroni të shëndetshëm!”

ARTIKULLI I “THE SUN”https://www.thescottishsun.co.uk/sport/football/5399467/celtic-albania-president-forster-rangers-morelos-penalty/

Ilir Cara – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"